Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrestohet çifti shqiptar në Spanjë, kapen me 809 rrënjë në “shtëpi bari”, i “tradhtoi” …

22:20 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepi bari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një çift shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, pasi akuzohen se kishin kthyer një banesë në plantacion kanabisi me pajisje nga më bashkëkohoret.

Mediat spanjolle raportojne se brenda “shtëpisë së bari” janë gjetur dhe sekuestruar 809 bimë marijuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg.

Operacioni është ekzekutuar nga Stacioni i Policisë së Gandias, të cilët shkatërruan një plantacion marijuane në Ador, ku arrestuan një grua dhe një burrë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç, me origjinë shqiptare.

Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e një krimi kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me energjinë elektrike. Nëse droga do dilte në treg, sillte fitime në qindra mijëra euro.

Hetimi, i kryer nga oficerë të Brigadës së Policisë Gjyqësore, filloi pasi u mësua në fillim të muajit të kaluar se marijuana mund të kultivohej në një shtëpi në qytetin e Adorit.

Policia vendosi mbikëqyrje në afërsi të pronës, duke zbuluar një erë të fortë karakteristike të kësaj substance që vinte prej saj.

Ata gjithashtu vunë re tregues të tjerë objektivë se marijuana po mbillej brenda shtëpisë. Oficerët identifikuan gjithashtu një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë.

Ndërhyrja operacionale zbuloi edhe provat, kurse në objekt ishin bërë instalime elektrike dhe hidraulike që i shërbenin kultivimit, llamba dhe rrjet aspirimi.

Personat e arrestuar nuk kishin precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa ndaj tyre u urdhërua burgosja.

809 rrenje arrestohet Cifti shqiptar Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.