Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet ”Çipuri”, pjesë e bandës së Gaxhait. Shtoi shpejtësinë kur policia tentoi ta ndalonte

11:29 / February 22, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ok 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani i cili njihet me nofkën ”Çipuri” është arrestuar këtë të enjte në zonën e Spitallës, ku i është kërkuar të ndalonte automjetin me të cilin udhëtonte.

Ai nuk ka dëgjuar urdhrin e policëve dhe ka shtuar shpejtësinë. Autoritetet i janë vënë nga pas dhe bënë të mundur ndalimin e tij. U zbulua se automjeti tip “Mercedes Benz” që ai udhëtonte mbante targa të vjedhura nga një “Land Rover”, i vjedhur më datë 3 nëntor 2023, në Tiranë. Armando Sulejmani 48 vjeç nga Vlora është dënuar edhe më parë për vrasje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim 26-vjeçari L. Z. nga Tirana, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë.

Sulejmani është konsideruar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë dhe dyshohet se po përgatitej të përfshihej në ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Armando Sulejmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 / October 12, 2026

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Hoxha pret në Tiranë homologun Gideon Sa’ar

10:49 / October 12, 2026

E rëndë në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, ashensori pëson shkëputje, vdes i mituri

10:30 / October 12, 2026

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi

10:26 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.