Arrestohet në orët e fundit ish-drejtori i shërbimit të mirëmbajtjes në Gjirokastër, Armand Mamani, i cili ka qenë dhe ish kreu i LSI në Gjirokastër.
Sipas burimeve të policisë, Armand Mamani akuzohet për shpërdorim detyre.
Mamani është arrestuar në flagrancë pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.
Pronarja e këtij subjekti privat L.B, 53-vjeç, është arrestuar nga polici dhe ka dhënë shpjegime qe energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit. Policia pas dëshmisë së 53-vjeçares ka arrestuar edhe Mamanin. Dy të arrestuarit akuzohen edhe për vjedhje energjie të kryer në bashkëpunim.
Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkeljeve të tjera të mundshme nga Mamani.