Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar. Së bashku me të, janë arrestur edhe 4 persona të tjerë. Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Alfred Belerit ndaj Goros për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Në një reagim të menjëhershëm Gazmend Bardhi thotë se Rama duhet ta shkarkojë menjëherë. Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera.
Lexo edhe :
Related Posts
‘”Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Armand Xhelili bëjnë me dije se ai është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja në orën 16:45 minuta, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.