Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrestohet me 14 kg drogë shqiptari. Trafikantët përplasin makinën e policisë dhe plagosin 2 efektivë

09:34 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Itali 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Perugia zhvilloi një operacion në zonën e  Massa Martana në Itali, teksa kapi një shqiptar 22-vjeçar në shoqërinë e një 27-vjeçari sllovak dhe vendasi 23-vjeçar, duke transportuar rreth 14 kilogramë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit fizik të dyshuarve iu gjetën edhe rreth 25 mijë euro cash, që dyshohen si origjinë e aktivitetit kriminal.

Karabinierët fillimisht vunë re gjatë shërbimit një mjet të dyshimtë në lëvizje afër Ternit. Për këtë arsye policia ka vendosur të kryejë një kontroll më të thelluar dhe ka urdhëruar drejtuesin e mjetit të ndalojë, raporton “ANSA”.

I dyshuari tentoi të arratisej, duke përplasur makinën e policisë dh lënduar dy nga efektivët në operacion, të cilët iu shmangën goditjes fatale.

Gjatë ndjekjes mjeti i autorëve u bllokua dhe në kontrollin poshtë sediljeve, në një pjesë fundore të improvizuar posaçërisht si dhomë e fshehtë, u gjetën të fshehura rreth 6 kg hashash të paketuara.

Kontrolli u shtri edhe në banesa, ku u zbuluan 7 kg lëndë e ngurtë që rezultoi po hashash dhe gjysmë kilogrami marijuanë, si dhe 25000 euro cash.

Të tre të rinjtë u arrestuan për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, kurse emrat e tyre nuk u publikuan për shkak të hetimeve, pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale narkotrafiku.

Të dyshuarit janë izoluar në Burgun e Spoletos nga Prokuroria, në pritje të masës në Gjykatë, teksa një akuzë e re do jetë edhe ajo e “dëmtimit, plagosjes dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik”.

arrestohet Droge shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

10:32 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.