Policia ka arrestuar 3 persona pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, pasi u kapën me kokainë në mjet, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.
Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë.
Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa.
Hetimet për punonjësin e policisë janë kryer nga SPAK, dhe vazhduan për disa muaj, derisa Sullaj u arrestua në kushtet e flagrancës.
Nuk bëhet ende e ditur sasia e lëndës narkotike që i është gjetur punonjësit të policisë dhe dy miqve të tij.
