Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arrestohet modeli në arrati që tallej me policinë duke postuar foto nga pushimet e luksit

19:57 / April 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Modeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një model mashkull që arratisej nga dretësia britanike, është kapur së fundmi rreth 6,000 mijle larg në Kamboxhia, pasi tallej me policinë duke postuar foto të stilit të jetesës prej ‘playboy’.

31 vjeçari Terrence Murrell ishte arratisur fillimisht nga Britania drejt Bali në Indonezi, para se të dilte në gjyq për trafik ilegal steroidësh.

Por në vend që të fshihej gjatë arratisë, Murrell provokonte policinë duke postuar vazhdimisht foto të aventurave të tij në rrjetet sociale. Në një prej fotove të tij ai komentonte: Jam më i keqi këtu në Bali”.

Ai postonte gjithashtu foto nga pishina, duke u stërvitur në ‘gym’ apo duke përdorur laptopin nga një krevat me katër trarë. Në shumicën e fotove ai komentonte: ‘Jetë bosi.’

Ai ishte dënuar me 37 muja burg në tetor 2018 për import mjekimesh të jashtëligjshme por u arratis para dhënies së dënimit.

Murrell u deportua nga Bali në Britani verën e shkuar, por përsëri u largua nga gjyqi në Caernarfon të Uellsit muajin e kaluar, duke shkuar kësaj radhe në Kamboxhia.

Tashmë është kapur edhe atje dhe do të dërgohet në Britani sapo të mbarojë bllokada e koronavirusit.

Në gjyq u tha se Murrell drejtonte një grup të trafikimit të steroidëve ilegalë nga Kina në Britani, me vlerë prej 2 milionë euro.

Pas kapjes ai tha se i merrte mjekimet për vete, sepse donte të dukej mashkulli model më i mirë.

Por prokurorja Sarah Badrawy tha se llogaritë bankare tregonin se Murrell kishte arkëtuar më shumë se 250 000 euro.

Murrell pranoi më tej furnizmin me droga të kategorisë C në veri të Uells, por nuk u paraqit për dhënien e dënimit.

Gjykatësi tha se Murrell po jetonte në luks pasi ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që importonte droga nga Hong Kong e Kina.

Ai shtoi: “Është e ditur se steroidët anabolikë janë substanca me të cilat abuzohet në sport, veçanërisht aty ku kërkohet masë e madhe muskulore. Marrja e tyre jep shpesh efekte anësore si çrregullime të humorit, agresion, humbje të fuqisë dhe toksicitet në mëlçi”.

arrestohet modeli pushimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.