Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet në Itali ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku 

23:46 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agim kajmaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga për trafik droge, nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, sipas Report Tv.

Kajmaku është arrestuar në 27 maj 2022 me 20 kg kokaine në zonën e San Benedeto del Tronto.

Kujtojmë që Kajmaku është në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi  akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, por si duket edhe pse në kërkim Kajmakun kjo nuk e ka ndaluar që të merret me trafikim të lëndëve narkotike.

Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga uniformat blu.

Fillimisht Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ishte në kërkim për këtë akuzë por nuk ishte kapur për shkak se kishte ardhur në Shqipëri.

Kajmaku e fshehu këtë në formularin e dekriminalizimit, por pas publikimit të fakteve u shkarkua nga detyra pak muaj pasi ishte bërë kryebashkiak i Vorës.

Edhe pse KQZ e shkarkoi, ai vazhdonte të ushtronte funksionin e tij, duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn dhe duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua më vonë.

Mbi Kajmakun rëndojnë 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.