Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestohet në Kurbin 50-vjeçari i dënuar me 11 vite burg në Itali (Emri)

14:30 / October 13, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia.jpeg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga ditën e sotme një 50-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi ishte dënuar me 11 vjet dhe 5 muaj burg për vjedhje.

Sipas policisë 50-vjeçari është Agron (Dashamir) Paja, i cili është arrestuar në Gjorm.

Njoftimi:

I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë ‍️

#tëvendosurkundërkrimit 

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve ‍️

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

11:06 / September 29, 2026

Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e QSUT: Më shumë eficencë në çdo hallkë, menaxhim i orientuar te pacienti

10:00 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.