Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet në Portin e Durrësit shoferi i autobusit, iu gjetën në mjet pasaporta, karta banke dhe patenta false

10:27 / January 16, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar në port 12 dokumente të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga një 42-vjeçar, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M., 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media izraelite: Shqipëria mes vendeve që kanë përjetuar transformimin më të madh turistik

11:40 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.