Komisariati i Policisë Rinas ka goditur ditën e sotme një rast të tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në territorin e vendit tonë.
Në pranga përfundoi një shtetas nga Kameruni, i identifikuar si Josoue Ngankam, si dhe janë sekuestruar 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara.
