Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet në Tropojë vrasësi i Egli Pashollarit

22:41 / March 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egli pashollari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është arrestuar pas 11 ditësh arrati autori i vrasjes së Egli Pashollarit. Shtetasi G.B., siç bën me dije dhe Policia, ishte fshehur gjatë gjithë kësaj kohe në vendin e tij të lindjes, Tropojë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në anë të trotuarit.

Efektivët shprehen se G.B. është mbajtur në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë. 40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë e kryeqytetit.

I riu Pashollari u sulmua në mes të ditës në kryeqytet përpara disa ditësh, sapo ai doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Mësohet se vrasësi kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij.

Viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin G.B., pasi më herët bashkëshortja e tij i ishte ankuar se i riu e kishte ngacmuar. Në këto kushte, ai ka dalë nga makina dhe është drejtuar për te 31-vjeçari, duke e goditur me thikë një herë në qafë dhe më pas dy herë në trup.

Pasi ka lënë të plagosur të riun, ai ka marrë sërish makinën dhe e ka braktisur pak metra larg zonës ku ndodhi ngjarja, ndërsa së bashku me bashkëshorten e tij janë larguar me taksi.

Policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë automjetin tip Audi, me të cilin autori shkoi në vendngjarje, si dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij. Pas kërkimeve intensive, autori G.B. u gjet në Tropojë.

arrestohet efli pashollari Policia tropoje vrasesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.