Policia e Elbasanit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së sotme në qytet, rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu” ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh pati shkëmbim zjarri.
Policia e Ebasanit njoftoi se arrestuan njërin prej autorëve të përplasjes me armë zjarri, i cili u shkoi “në pjatë të argjendtë”.
Më konkretisht, në njoftimin e publikuar thuhet se:
“Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrance.”
