Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet pasi i vodhi sendet personale çiftit italian, Balla: Turistët, miq në besën e shqiptarëve

16:56 / May 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas lajmit për kapjen e një shtetasi që grabiti sendet personale në automjetin e dy turistëve italianë.

Balla u shpreh se dy turistët janë kompensuar menjëherë me shumë e tyre, duke vijuar kështu pushimet në Vlorë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pas marrjes së informacionit që në një automjet në pronësi të dy turistëve italianë ishin vjedhur sende personale dhe një shumë parash, ka organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit”, u shpreh Balla në reagim.

Balla theksoi se, “brenda 24 orëve u bë i mundur arrestimi i autorit, i cili rezultoi të ishte një person me rekorde kriminale, i sapoliruar nga vuajtja e një dënimi të mëparshëm”.

Gjithashtu, shtoi Balla, “drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë edhe gatishmërisë së subjektit privat “Vlora Marina” kanë organizuar dhe kompensimin e menjëhershëm të shumës së parave tek dy turistët e huaj, të cilët do vijojnë pushimet e tyre në Vlorë”.

“Do të bëjmë gjithçka që siguria të jetë pasaporta kryesore e pushimeve në Shqipëri, ndërsa ripërsëris mesazhin e fortë ndaj kujtdo se turisti është mik dhe në besën e shqiptarëve, gjatë çdo momenti qëndrimi në Shqipëri”, nënvizoi Balla.

“Policia e Shtetit do t’u garantojë qëndrim të sigurt në Shqipëri çdo pushuesi dhe çdo qytetari”, përfundoi Balla.

arrestohet italianet vodhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.