Partia Demokratike, dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Albert (Arben) Tuci në Fushë-Arrëz, i cili akuzohet për kultivim dhe trafik droge. (Lexo këtu) Me anë të një deklarate zyrtare, PD kërkon dorëheqjen e vëllait të tij, Fran Tucit, i cili mban postin e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit. “Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone,”-shkruhet në deklaratën e PD-së.
Të fundit
‘Arrestohet për kultivim dhe trafik droge vëllai i kryebashkiakut socialist’/ PD e prerë: Fran Tuci të japë dorëheqjen
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment