Ish -mbrojtësi i Villarreal Ruben Semedo është përsëri në telashe me autoritetet, pasi u raportua se ai ishte arrestuar nën dyshimin për përdhunim.
27-vjeçari më parë doli në titujt kryesorë të mediave që shkruanin për La Ligan, sepse në vitin 2018, sipas një raporti në gazetën spanjolle rajonale, Las Provincias, të cituar nga AS, ai u përball me një dënim dyvjeçar burg për shkak të kërcënimit me një arme zjarri jashtë një klubi nate ndaj një personi.
Fatkeqësisht, ai duket se nuk ka mësuar nga ai gabim dhe sërish është bërë viktimë e veprave të kundraligjshme duke përfunduar në gjykatë.
Sipas Joe, i cili citon raportet në mediat greke, Semedo akuzohet për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare.
Ndërkohë do të dalë përpara trupit gjykues ditën e martë në mëngjes.