Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestohet “skifteri” në Tiranë, vodhi mijëra euro dhe sende me vlerë në 4 shtëpi (Emri)

15:32 / January 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto mendja e nje hajduti 31522663973 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në 4 banesa. Sipas bluve, Sergeto Turullaj ka vjedhur para, mijëra euro, bizhuteri dhe aparate celularë të shumtë.

Ndërkohë, policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Houses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve në banesa, të shumave të ndryshme parash dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë vitit 2022.

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1., organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– S. T., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë (punohet për identifikimin e tyre), gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në disa banesa, në Tiranë, konkretisht:

– Më datë 27.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 30 000 lekë të rinj dhe disa bizhuteri;

– Më datë 30.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Sh. M., një shumë parash, dy ora dore dhe dy aparate celulare;

– Më datë 16.11.2022, në rrugën “Abraham Linkoln”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M. M., 15 000 euro, 150 000 lekë të rinj dhe bizhuteri;

– Më datë 27.12.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit R. F., një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.