Një shtetas kosovar është arrestuar në Budva, pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Mediat vendëse bëjnë me dije se Bajram Pista po planifikonte vrasjen e një anëtari të një klani kriminal. Sipas gazetës malaziase “Vijesti”, arrestimi i Bajram Pistës është bërë katër ditë më parë pasi dyshohej se ai do të vriste anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt. “Ne jemi duke punuar shumë për të sqaruar çështjen dhe mbledhjen e provave për të mbështetur dyshimet se Pista është angazhuar të likuidojë anëtarin e një prej bandave kriminale”, bëjnë me dije nga Policia e Budvës. 30-vjeçarit iu gjetën armë me sileciator, rreth 100 fishekë si dhe heroinë në momentin e arrestimit. I pyetur lidhur me armët që poseidonte, Pista deklaroi se kishte ardhur në Budva për të blerë armën për ta shitur më pas më shtrenjtë në Kosovë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
