Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Arrihet marrëveshja, Lukaku vishet zikaltër

20:46 / August 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Romelu Lukaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më në fund, pas një pritjeje të gjatë Antonio Conte do të ketë në skuadrën e tij sulmuesin e shumëkërkuar. Manchester United ka pranuar ofertën e fundit të Interit për Romelu Lukakun me sulmuesin belg që në orët e ardhshme do të firmosë zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën zikaltër.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e 65 milionë eurove që do të paguhen me 2 këste nga Interi, plus 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që janë kryesisht të arritshme për një total prej 78 milionë eurosh.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, United ka ruajtur edhe një përqindje të vogël në rast të rishitjeje nga ana e Interit në të ardhmen. Lukaku ndërkohë do të firmosë për 5 vite me Interin me një pagë prej 7,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset që mund ta çojnë deri në 9 milionë euro. Në orët e ardhshme Lukaku do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vënë në dispozicion të Antonio Contes trajnerin që disa javë e parë sulmuesi belg e vlerësoi si më të mirin në botë. Conte e ka kërkuar Lukakun edhe gjatë periudhës që drejtonte Chelsea-n por në atë periudhë sulmuesi zgjodhi transferimin te Manchester United. Belgu konsiderohet padiskutim si goditja e madhe e Interit në merkato pasi është edhe blerja më e shtrenjtë e të gjithë historisë së klubit zikaltër.


Antonio Conte marreveshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.