Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrin në mbi 3.300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar

12:38 / April 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 06 103244
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndihma. Por furnizimet duket se shpërndahen në mënyrë të padrejtë nga junta ushtarake.

Numri i viktimave është në rritje. Gati një javë pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar numri të vdekurve është rritur shumë. Mediet shtetëtore bëjnë fjalë për 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur. Gjithashtu 4.850 vetë janë plagosur. Organizatat e ndihmës tërheqin vëmendjen nga rreziku i sëmundjeve të rënda si kolera. Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzon juntën ustarake që sundon në vendin juglindor aziatik, se po i kufizon furnizimet me ndihma në komunat, që nuk janë pro regjimit. Ushtria nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Vështirësi me kujdesin shëndetësor

Ndihmat në zonat e prekura nga tërmeti po vështirësohen prej pasojave të luftës civile. Ushtria më 2021 rrëzoi qeverinë e zgjedhur të drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi. Gjatë luftës civile që pasoi janë dëbuar dëbuar mbi tre milionë njerëz. Kujdesi shëndetësor edhe përpara tërmetit të 28 marsit ka qenë i vështirë, shumë njerëz tani po rrezikohen nga uria. Sipas OKB-së më shumë se një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare. Tërmeti i shkallës 7,7 ishte ndër më të rëndët në Mianmar qysh prej një shekulli. Shumë ndërtesa, ndër to edhe spitale, janë shembur, komuna të tëra janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Nuk respektohet armëpushimi

Shefi i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, udhëtoi një ditë më parë për në samitin rajonal në Bangkok, gjë që shkaktoi protesta të fuqishme në vendin fqinj. Për të lehtësuar ndihmën për katastrofën dhe rindërtimin në Mianmar, junta të mërkurën (2.04.2025) shpalli një armëpushim të përkohshëm. Por sipas të dhënave të OKB-së (03.04.2025) armëpushimi nuk po respektohet, që nga mesi i javës janë kryer të paktën 16 sulme nga ajri të ushtrisë ndaj objektivave në zona të ndryshme të vendit, ndër to edhe në zonat e prekura nga tërmeti.

autoritete Mianmar termet tragjedi viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.