Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe SHBA, bie çmimi i naftës

08:44 / April 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0707
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nafta bie me mbi 14% pas armëpushimit, por tregjet mbeten të kujdesshme

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të fortë pas lajmeve për një armëpushim dhe sinjaleve nga Irani për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një arterie jetike për tregtinë botërore.

Nafta bruto e tipit Brent crude ra me më shumë se 13.5%, duke zbritur në rreth 94 dollarë për fuçi, në një reagim të menjëhershëm të tregjeve ndaj mundësisë për stabilizim të furnizimit global.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ende vend për optimizëm të tepruar. Prodhimi i naftës në disa nga vendet kryesore të Lindjes së Mesme është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të tensioneve të fundit dhe rikthimi në nivelet normale nuk pritet të ndodhë menjëherë.

Një tjetër faktor që po frenon rënien më të thellë të çmimeve është skepticizmi i tregjeve ndaj deklaratave të fundit nga administrata e Donald Trump për përfundimin e konfliktit, pas disa javësh me sinjale të paqarta.

Pavarësisht rënies, çmimet mbeten dukshëm më të larta krahasuar me periudhën para përshkallëzimit të konfliktit, kur nafta tregtohej rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa mesatarja e vitit të kaluar ishte 69 dollarë.

Nga ana tjetër, tregjet financiare në Azi kanë reaguar pozitivisht. Indekset kryesore kanë shënuar rritje të forta, me indeksin KOSPI në Koreja e Jugut që u rrit me rreth 7%, ndërsa Nikkei 225 në Japoni shënoi një rritje prej 5%.

armëpushimit Arritja bie çmimi naftës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.