Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

ARRSH njofton për përditësimet në punimet e autostradës Tiranë – Durrës

14:20 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë informuar për përditësimet në lidhje me devijimin e trafikut pas nisjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Qëllimi ëhstë shmangia e bllokimit të qarkullimit të mjeteve. Sipas ARRSH, trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje. Punimet do të zgjasin për dy javë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim të njoftimit të mëparshëm, lidhur me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë – Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati” & Alba-Elettrica), plani i përditësuar i devijimit të trafikut me sinjalistikën e duhur të përkohshme për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren do të jetë si më poshtë:

1. Autostrata Tiranë – Durrës në segmentin Mbikalimin Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Dalja në rrugët dytësore është e mundur te Sipitali Hygeia, QTU si dhe te kthesa e Domjes (ku është krijuar një rrugë aksesi e përkohshme).

4. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe drejtim të Jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

arrsh Durres punime Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.