Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

ARRSH: Nuk ka rrugë të bllokuara nga bora, por ja ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

11:30 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
debore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e reshjeve të së enjtes në vend kanë sjellë një sërë problemesh në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se nuk ka pasur rrugë të bllokuara, por jep detaje mbi rrugët ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve.

Bëhet fjalë kryesisht për zonat malore të rajonit verior dhe verilindor, ndërsa në juglindje të vendit nuk paraqitet situatë problematike.

ARRSH informon se në rajonin jugor në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë. Ndërkohë në juglindje, në Qarkun e Korçës edhe pse gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje të dobëta bore, njoftohet se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, ndaj situata e qarkullimit të automjeteve kryhet normalisht në të gjithë akset.

Situata paraqitet e vështirësura në rajonin verior, kryesisht në Dibër dhe Mirditë ku ARSH përmend si akse që duhen qarkulluar me zinxhirë akset Zalldardhë – Draj Reç, Domaj – Draj Reç, Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit, Reç – Qafë Drajë .

Sa i përket rajonit qendror në Tiranë, ARRSH bën me dije se në aksin rrugor Librazhd-Steblevë ka pasur reshje të dobëta dëbore, dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

arrsh rruge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.