Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arsen Preçi, postieri i Alibejt. Sa herë vriste Dumani, “Krymi” urdhëronte Preçin të transferonte çantat me euro tek grupi i killerave

13:06 / October 21, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arsen Preci postieri i Alibej
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arsen Preçi, njeriu që u arrestua në muajin shkurt 2023 në Elbasan për autorësinë e “BMW X6” të vjedhur dhe mbushur me 3 automatikë dhe dy bidona me benzinë, është personi që ka furnizuar me zarfe dhe çanta me euro, Nuredin Dumanin dhe Aleksandër Bahon.

Pas çdo vrasje që kryente Nuredin Dumani me grupin e tij, për llogari të Erjon Alibej dhe Arjan Spahiut, ishte Arsen Preçi, që çonte eurot tek Dumani.

Preçi, ka shërbyer si postier midis Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit, por edhe midis Sandër Bahos (Sakatit), përmes së cilit Alibej siguronte armë të ndryshme nga pistoletat, automatikët modernë dhe tomsonët, që përdoreshin në ngjarjet kriminale.

Preçi transferonte eurot tek Baho dhe më pas ky i fundit përmes një personi “X”-s, gjente armët.

Megjithëse provat janë të forta për aktivitetin e Preçi dhe Bahos, mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga Alibej, SPAK në muajin Gusht 2023, kërkoi lirimin nga burgu të Arsen Preçit dhe Arben Spahiut, kunatin e të penduarit Erjon Alibej.

Të dy akuzohen si poseduesit e 3 automatikëve, 1 pistolete dhe makinës tip BMËX6 të vjedhur në Shkodër dhe të bërë gati për vrasje në Elbasan, çështje kjo që tashmë po hetohet nga SPAK.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News”, i penduari Erjon Alibej që mban nofkën “Krymi”, ka treguar se në shumë raste, ishte Arsen Preçi që ka çuar çantat me euro tek Nuredin Dumani.

Shuma që varionin nga 10, 50, 60, deri në 100 mijë euro janë dërguar nga Arsen Preçi tek Nuredin Dumani. Eurot janë transferuar nga postieri i Erjon Alibej, pikërisht pas vrasjes së Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, Bujar Çelës.

“…Arsen Preçi, e njihte Nuredinin dhe familjen e tij, por nuk ka patur dijeni se me çfarë mereshe Nuredini dhe as nuk i kam shpjeguar asnjë gjë në lidhje me Nuredinin. Dhe për shumën e eurove që dërgonte tek Nuredini, nuk ja kam shpjeguar shkakun se pse duhej t’ia çonte Nuredinit…”-ka treguar i penduari Erjon Alibej.

Në dëshminë e tij Alibej përpiqet të mbrojë Arsen Preçin nga përgjegjësia penale, duke treguar në SPAK se ai aktivitetin e postierit në transferimin e eurovë pas çdo vrasje, e ka kryer pa dijeni.

Të njëjtën linjë dëshmie për rolin e Arsen Preçit, i penduari Erjon Alibej, ka mbajtur edhe për episodet kur Preçi del si një transferuesh eurosh tek Aleksandër Baho, nga i cili grupi furnizohen me armë.

“…e kam shpjeguar edhe në dëshmitë e mëparshme se nëpërmjet Sandër Bahos, kemi siguruar armë të ndryshme nga një person që njihet me pseudonimin “X”, i cili është tregtar armësh. Kam diskutuar me Sandër Bahon dhe i kam shpjeguar që nga “X”-si të blinte armë zjarri që mund të na nevojiteshin për t’ia dhënë Nuredin Dumanit, për çfarë nevojash do kishte Nuredin Dumani.Unë i siguroja shumën e lekëve Sandër Bahos për armët që ia blinim “X”-sit. Eurot ose lekët, Bahos ia dërgoja nëpërmjet Arsen Preçit. Arseni nuk ka patur dijeni se për çfarë ishin këto shuma parash. Pagesat e armëve të zjarrit ishin nga 1 mijë euro deri në 3500 euro. Armët që blinim ishin të llojeve të ndryshme, kallash, pistoleta, por me detaje nuk i di modelet e armëve…”, ka treguar para prokurorëve dhe oficerëve të BKH, Erjon Alibej.

Më tej Alibej thotë se: ”…dua të shpjegoj se edhe pse jam shumë afër me Sandër Bahon dhe familjen e tij, unë nuk kam dijeni për aktivitete të tjera kriminale të Bahos. Në një bisedë që kam pasur me Bahon ose përmes telefonit të kriptuar, Sandri në bisedë më ka përmendur se ka takuar “Kushon” Henrik Hoxhaj dhe e njihte që ishte nga Fieri. Detaje të bisedës dhe arsyeja e bisedës nuk më kujtohet mirë. Si periudhë bisede, nuk më kujtohet sakëtësisht, por mund të ketë qenë gjatë muajve maj-gusht të vitit 2020. Ka qenë koha kur Nuredini ishte në Elbasan dhe në Peqin. dhe Nuredini u takonte dhe me “Kushon”. Në kohën e bisedës që po bëja me Sandrin nuk e njihja me emër Henrik Hoxhaj, por e njihja me emrin “Kusho”, dhe që ishte personi i afert i Nuredin Dumanit, siç më ka shpjeguar Nuredini që me “Kushon” organizonte vrasjet. Nuredini më ka shpjeguar që “Kusho” gjithmonë punonte me personin që “Kusho” (Henrik Hoxhaj) dhe Nuredini e thërrisnin me emrin “Nipçe”, që nga mediat, kam mësuar që e ka emrin Skerdi Tasi…”.

Arsen Preçi Erjon Alibej nuredin dumani Sandër Baho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.