Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Arsida flet për herë të parë pas daljes nga BBV

22:04 / January 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arsida cerpja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro kanë qenë ish-banorja e Big Brother VIP 4, Arsida. Ajo i ka dhënë fund rrugëtimit të saj gjatë Prime të djeshëm, ku në një nominim me Gramosin, Gertën, Livian, Arsidën, Rozanën, Olsin dhe Jozin, Arsida është eliminuar nga gara si personazhi më pak i votuar nga publiku. Me t’u larguar nga shtëpia, nisur edhe nga përplasjet e fundit në Big Brother, vetëm një pjesë e banorëve kanë zgjedhur ta përcjellin Arsidën te dera e kuqe.

Si ndihet ajo pas këtij eliminimi?

Publiku merr më të mirët, kështu që mendoj që publiku e di më mirë përderisa kam qenë zgjedhja. Sigurisht që mendoj që kisha shumë për të dhënë. Unë sapo kisha nisur lojën.

Edhe pse ajo ishte futur përpara dy javësh dhe arriti të krijojë dinamika të forta në shtëpi, Arsida u shpreh:

Po, por fakti që u shkëputa tek shtëpia tjetër edhe më pas erdha dhe ndenja pak. Dy tre ditë nga sfida e grupeve shkova sërish tek një dhomë tjetër, akoma nuk isha integruar. Kisha treguar vetëm kunjat e vogla. Sa kisha bërë nxehjen. Dy ditët e fundit që fillova realisht të njoh, të kuptoj, të pozicionohem, sepse unë nuk do të bëja vetëm armiq aty brenda. Kisha edhe miqësi. Fillova pak nga pak të njoh personazhe. Janë persona me të cilët unë nuk mund të kisha një përputhje, kështu që duhet të kuptoja me kë duhet të afrohesha, me kë të mos afrohesha dhe sapo kisha filluar. 

E pyetur nëse e priste apo jo këtë eliminim, ajo tha:

Nuk e prisja. Unë faktikisht besoj shumë në Zot dhe, që në momentin që më është bërë ftesa për t’u bërë pjesë e Big-ut, e kam marrë një shenjë që duhet ta bëj dhe kam thënë ‘unë do ta bëj, do të shkoj atje për sa kohë të duhet, a është 1 ditë, a është 3 ditë, nuk më intereson’. E vetmja gjë që nuk doja është të më linte peng përse nuk bëra diçka. Këtë e kisha shumë merak. Natyrisht isha vetvetja në lojë. Unë nuk jam tip që rri në hije. Nuk ishte siç e kisha menduar, se e kisha menduar ta nisja pak më butë, por si erdhën gjërat, si u përballa m’u desh të nxirrja atë pjesën time të karakterit, por që isha unë. Jam unë në lojë. 

Ndihesha në presion. Pak nga përballja me VIP-at që më kishin vënë këtë bllokatën, pak nga ambienti i mbyllur, ndihesha në stad mbijetese.

Arsida BBVA eleminim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.