Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnim profesional me pagesë në biznese

14:45 / September 21, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama mbledhje qeverie 750x442 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka shpallur prioritet arsimin profesional.  Tashmë po punohet për nxitjen e të rinjve që të ndjekin këtë fushë të arsimit i cili i orienton drejt tregut të punës.  

Në episodin e dytë të sezonit të tretë të podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës dhe tashmë janë shumë biznese të cilët janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim integrimin e tyre.

Duam ta sistemojmë që vajtja në punë të jetë një vajtje në punë në një sipërmarrje që është pjesë e marrëveshjes me MAS dhe sistemit të integruar të arsimit profesional dhe lajmi pozitiv që kemi marrë ka qenë rritja e sipërmarrjes tek arsimi profesional sepse kanë nevojë për krahë pune.

Do t’i sistemojmë me pagesë nxënësish, jo punonjësish por dhe me garanci për prindërit që nxënësit nxënësit bëjnë shkollën përmes praktikës e nuk janë punonjës që sipërmarrja mund ti trajtojë: A mi gocë shko mbush ujë, apo kape këtë se je gocë e re” tha Rama.

Sa i takon infrastrukturës së shkollave kryeministri pranon se ka ende për të bërë dhe një prioritet do të jetë dhe rregullimi i godinave të konvikteve për të gjithë ata fëmijë të ardhur nga zonat rurale që duan të frekuentojnë shkollat e arsimit profesional.

“Është shumë themelore atyre nxënësve që vijnë nga zonat rurale të mos i afrojmë më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët, nuk mund t’i lëmë të jenë si fëmijë të kategorisë së dytë. Është e vërtetë që ka disa shkolla që nuk kanë kushtet ashtu siç duhet të kenë. Por në Tiranë, Durrës dhe Fier kushtet në shkolla janë pa dallim nga shkollat private madje edhe më mirë.

Mentaliteti për arsimin profesional ka ndryshuar, gjithnjë e më tepër po kthehet në një opsion për të rinjtë

 “Arsimi profesional është sot baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, apo Austrisë, dhe ndërkohë, është ende zonë jo shumë e kërkuar dhe ende e paragjykuar nga shumë prindër, të cilët mendojnë se në arsimin profesional ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsim të përgjithshëm”, u shpreh kryeministri.

E ftuar në podcastin e kryeministrit ishte Anja. Vajza tani maturante në shkollën “Gjergj Canco” në drejtimin Teknologji dhe Informacion (TIK) tregoi se përzgjedhja e saj ishte e rastësishte dhe prindërit e saj në fillim kishin qenë skeptik por tani beson se ka bërë zgjedhjen më të duhur.

Drejtuesja e shkollës teknike –ekonomike tregoi se tani po shihet jo thjeshtë si një zgjidhje, por si një zgjedhje duke treguar dhe shifrat.

Në shtator të 2023-shit, janë 300 nxënës të regjistruar për herë të parë në klasën e 10, ndërsa në vitin 2021 ishin vetëm 164 nxënës të regjistruar për herë të parë.

Në korrik të këtij viti kryeministri prezantoi projektin pilot të sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional sipas të cilit të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi dhe do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Manovrat me mishin nga Brazili/ Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin, por lejohet derri. BE ka standard tjetër

11:22 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026

De Sousa: Shqipëria, hapa përpara në rrugëtimin drejt BE. Të ketë progres në të gjitha reformat

11:01 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.