Disa ditë më parë, mediat ziejnë nga lajmi se këngëtarja e famshme, Rihanna, ishte ndarë nga partneri i saj prej 3 vitesh, Hassan Jameel.

Sipas raportimit të mediave, këngëtarja dhe biznesmeni saudit nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin pasi bënin jetë të ndara dhe të ndryshme.

Mirëpo, kjo nuk paska qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes së çiftit.

Sipas burimeve, çifti u nda për shkak të familjes së Jameel, pasi dëshironin që ajo të ishte më e rezervuar, modeste dhe e bindur.

Ata mendojnë se Rihanna është një femër e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur, por dëshirojnë që djali i tyre të ketë një marrëdhënie më tradicionale, larg vëmendjes së publikut dhe mediave.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende për këto lajme, ndërkohë që lart e poshtë po flitet se ajo është rikthyer në krahët e ish-të dashurit të dikurshëm, reperit Drake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here