Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

20:40 / March 16, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Si gjithmonë kur sulmon një personazh politik, e sidomos diplomatik, Sali Berisha historikisht prodhon një fabul hiberbolistike të stërfryrë.

E cila me një logjikë normale, me shikim apo dëgjim të parë, jo më të analizohet me detaje, kuptohet se është një përrallë bulliste, e cila nuk ka këmbë ku të rrijë.

Megjithatë, tashmë kjo është natyra e tij, metoda e tij, e qëllimi është të krijohet një re e madhe tymi sa më e dendur, e cila të mbulojë diçka që e frikëson, e shqetëson.

E njerëzit, të paktën një pjesë, përkatësisht fansat e tij, ta gëlltisin sadopak. Ose të mendojnë në koshiencën e tyre se doktori e ka shpikur këtë përrallë për një qëllim të caktuar politik. Me një fjalë, të kërkojnë kodet, password-in e aplikacionit që hedh në rrjet Berisha.

I cili duhet thënë se ka qenë një pararëndës të mënyrës së sotme të manipulimit të opinionit, ende pa u shpikur rrjetet sociale apo inteligjenca artificiale. Për këtë punë duket se është një usta nga më të vjetrit e më të zotët.

Megjithatë, duke ju kthyer atij përroi psiqik kundër ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, Berisha, tha se ai ka shpifur në Bruksel kundër tij.

Sipas Berishës, Gonzato ka thënë se Trump do të sjellë MAGA në Shqipëri nëpërmjet Lacivita-s nga Trump dhe për këtë ka paguar 7 milionë dollar amerikanë.

Një laps frojdian fantastik për milionat e paguar nga Sali Berisha për La Civita-n për këshillim e lobim, që duket nuk qenkan 6 por plot 7 milionë letra jeshile.

Një ambassador i BE-së nuk ka nevojë fare të merret me teori të tilla politike, pasi Komisioni Europian funksionon krejt ndryshe nga një diplomaci e një vendi të veçantë.

Një ambassador i BE-së, merret vetëm me zhvillimet që Brukseli është i lidhur me një vend në rastin tonë kandidat, në lidhje me marrëveshjet, fondet, kërkesat, pore dhe projektet që Brukseli zbaton në këtë vend.

Një ambassador i BE nuk ka përse të harxhojë energji apo të alarmohet se në një wend të vogël si Shqipëria po vjen MAGA e Trump, pasi atë Bashkimi Europian e ka brenda trupit të tij.

Hungaria e Viktor Orbanit është aleati më i ngushtë i Trump në Europë, Giorgia Meloni në Itali gjithashtu, partitë sovraniste dhe antieuropeiste kanë vite në këtë aleancë.

Kjo është detyrë apo objektiv i qarqeve politike, partive, grupeve parlamentare, apo mediatike etj etj. Në Shqipëri, aspektin e çështjeve të debatit politik dhe të problemeve mes klasës politike, përgjithësisht e ka ndjkur Parlamenti Europian.

I cili ka një grup të posaçëm për Shqipërinë, cakton një relator që merret gjthë kohës me ndjekjen e situatës, vijnë shpesh këtu, e politikanët shqiptarë shkojnë në Stasburg e Bruksel.

Ata, pra europarlamentarët, sipas ndarjeve politike që kanë, bëjnë edhe deklarata të lira sipas opinioneve dhe inteesave të tyre, ngaqë e kanë edhe natyrë. Një diplomat nuk interesohet fare për këtë punë.

Megjithatë, ambasadori i BE-së në Tiranë, prej më shumë se 10 vitesh tashmë ka një rol shumë të rëndësishëm. Kjo pasi në Shqipëri, BE-ja ka një rol kushtetues në drejtësinë shqiptaret nëpërmjet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Të cilët ndjekin vetingun, SPAK-un, prokuroritë e tjera, gjykatat, KLP-në dhe KLGJ-në.

Ambasada e BE merret me koordinim, raportim, diskutim dhe në mënyrë diekte edhe me sigurimin e mbështetjes së duhur që organet e drejtësisë marrin nga BE, vullnet politik që është vulosur nga liderët e të gjitha vendeve anëtare.

Po përse e fryu doktori sot tullumbacën e radhës me helium, me emrin e ambasadorit të BE-së në Tiranë të shkruar në të?

Gjasat janë që arsyeja të jetë thjesht për të përdorur spondën e tij të famshme. Pra t’i bihet pragut që ta dëgjojë dera, të sulmohet mbështetësi më direkt i SPAK-ut, me synimin që të frikësohen prokurorët që kanë çështjen e 21 janarit në duar, gjyqtarët që kanë Gërdecin e dosjet e tjera.

Përvjetori i 18 i katastrofës së Gërdecit, edhe pse thuajse u la në sordinë nga televizionet kryesore, Sali Berisha nuk ka mbetur pa kapur mesazhin e familjarëve të viktimave të tragjedisë, apo ato zëra mediatikë që e kujtuan atë lemeri të pahetuar e gjykuar.

Ndërkaq, nga ana tjetër, thjesht mjegulla e përhapur në mjedisin politik e mediatik, me një përrallë me Gozaton, kishte edhe qëllim që sot televizionet, të paktën ndonjëri, të mos i nisnin emisionet me tragjedinë e 15 marsit 2008, por të merreshin me gurin e radhës të hedhur në lumë.

ambasadorit be arsyet berishes ndaj sulmit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët kundër “modelit grabitqar”, zemërimi ndaj pushtetit s’mund të shpërfillet më

16:59 / September 1, 2026

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

14:19 / August 30, 2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

21:22 / August 29, 2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.