Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Arsyet pse nuk duhet të lidheni afër Krishtlindjeve

23:04 / December 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krishtlindje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Periudha e Krishtlindjeve është një prej kohëve më të bukura dhe më familjare në të gjithë botën, në mos më familjarja. Pushimet janë të mezipritura për të gjithë, me dhurata e festa, por nuk janë aq fatlume për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë dashurinë gjatë kësaj kohe.

Krishtlindja është një kohë për t’u kaluar me familjen dhe me miqtë, jo një kohë për të qenë vetëm. Por për një çift të ri, i cili akoma po përpiqet të njohë njëri-tjetrin, kjo nuk është koha më e mirë. Presioni për të bërë gjithçka perfekt gjatë pushimeve mund ta bëjë lidhjen edhe më të vështirë gjatë këtyre ditëve festive.

Aq shumë sa kjo periudhë mund të duket romantike, aq shumë është edhe e vështirë për të gjetur dashurinë. Ja ku janë 5 arsyet që të bindin për këtë.

1. Presioni për të bërë dhuratën e duhur

Dhurata e bën edhe më të vëshirë çështjen. Nëse këto janë Krishtlindjet tuaja të para, atëherë dhurata duhet të jetë specifike dhe shumë e veçantë. Por po ashtu duhet të mendosh edhe për dhuratat që do t’u bësh familjarëve të partnerit (punë e vështirë edhe kjo).

2. Takimi me familjarët

Është më mirë për të dashurit e rinj të shpenzojnë më shumë me njëri-tjetrin, për ta njohur njëri-tjetrin. Sa më shumë gjëra të gjesh te partneri, aq mq shumë siguri do të kesh në marrëdhënie. Por ndoshta kjo nuk është periudha ideale për të qenë gjithmonë bashkë, pasi të gjithë duan të jenë pranë familjeve dhe njerëzve të dashur.

Ndoshta kur duhet të takosh familjarët e tij, mund të të zërë paniku dhe të pushton menjëherë ideja se gjithçka do të shkojë keq. Një prej arsyeve kryesore të ndarjes së çifteve të reja është edhe takimi me familjarët. Dhe nëse njihesh me dikë për Krishtlindje, takimi me familjarët është pothuaj i pashmangshëm.

3. Nuk ka privatësi

Një prej gjërave që të mungojnë vërtet në Krishtlindje është privatësia me partnerin. Nëse vendos të kalosh Krishtlindjet me familjen, atëherë do ta kesh të vështirë të gjesh pak kohë për veten.

Dhe si një çift i ri, kjo periudhë mund të jetë si një muaj mjalti për ju, gjë që do të thotë se duhet të kaloni më shumë kohë bashkë dhe të ndani momente të ëmbla me njëri-tjetrin.

4. Të ndjekësh traditën familjare

Nuk është gjë e lehtë për të dashuruarit e rinj të respektojnë traditën, ashtu siç mund të bëjnë familjarët. Një prej traditave familjare është bashkimi i të gjithëve në një tryezë, rrëfimi i historive familjare, gatimi i shumë ushqimeve etj. Të gjitha këto nuk janë ato që do të bësh më shumë me një njeri që sapo ke njohur apo jo?

5. Fundviti është një kohë reflektimi

Në fund të çdo viti, njerëzit janë më shumë të stresuar për shkak të bilancit që bëjnë dhe reflektimit. Për dikë që ndodhet në një situatë të tillë, të bjerë në dashuri mund të jetë shkatërruese. Mund të merrni vendime të gabuara gjatë kësaj kohe, kështu që, për të mos ndodhur jo, më mirë shmangeni këtë periudhë.

arsyet krishtlindje lidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie

13:07 / May 29, 2026

Arsyet e sulmit të Altin Dumanit dhe Irena Gjokës në vitin e pestë të Non Grata-s

20:59 / May 19, 2026

“Nuk kam pasur lidhje deri më sot”/ Brikena përplaset me Edisën, ish-banorja: Mashtruese!

23:00 / April 14, 2026

“Jam e lidhur jashtë”/ Çfarë po ndodh në fermë? Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe lidhjes jashtë

22:40 / April 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.