TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

23:58 / March 28, 2023

Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

23:45 / March 28, 2023

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023

EURO 2024/ Skocia trondit Spanjën, Turqia e pëson nga Kroacia në shtëpi

23:24 / March 28, 2023

Kiara Tito publikon mesazhin “e koduar”

23:13 / March 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Arsyet shkencore pse parashikimet e letrave apo filxhanit janë të pavërteta

17:59 / March 9, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumica e fjalëve të thëna nga fallxhorët, është një gjë për të cilën jeni kureshtar të gjithë. Shumë prej jush që po lexoni këtë material, mund të keni parë të paktën një herë filxhan. Disa vetë e me shoqëri, plot të tjerë te ca fallxhore që u del nami si “të papara”, nga vetë ne që shkojmë e shikojmë filxhan ose letra.

Cila është arsyeja? Mund të kuptohen fjalët standarde dhe njohja e disa gjërave nga personat e afërt kur shihni së bashku fall. Mirëpo çfarë ndodh kur fallin e shikojnë fallxhoret që merren enkas me këtë “punë”?

Përgjigjet në këto pyetje tani janë gati: quhet Efekti Barnum.

Kjo teori, e cila në literaturë është e njohur me emrin Efekti i Barnumit, në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë.

Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata. Mirëpo e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve. Le të japim një shembull që u jetua gjatë historisë, në lidhje me këtë.

Lektori i quajtur B. R. Forer, që në vitin 1948 është marrë me këtë çështje.

Ai i shpërndau letrat me fall të njëjtë për të gjithë studentët e tij dhe kërkoi prej tyre që t’i shënojnë ato të cilat iu përshtaten. Ndërkaq në letër shkruante kështu: “Keni nevojë që të tjerët t’ju pëlqejnë dhe t’ju admirojnë, por në të njëjtën kohë keni tendenca të jeni autokritikë ndaj vetes. Personaliteti juaj ka disa anë të dobëta, por zakonisht keni aftësi t’i kompensoni ato. Keni kapacitet të madh të cilin nuk e përdorni për ta kthyer në favor tuaj. Ndërsa në pamje të jashtme dukeni si të disiplinuar dhe plot vetëbesim, në brendësinë tuaj jeni të shqetësuar. Ndonjëherë në mendjen tuaj lindin dyshime serioze nëse keni marr vendim të duhur ose a keni bërë të drejtë apo jo. Ju preferoni një sasi të caktuar ndryshimesh, ndalesat dhe kufizimet ju bëjnë të palumtur. Jeni krenar nga të qenit një mendimtar i pavarur, ndërsa nuk i pranoni pretendimet e të tjerëve pa patur prova të kënaqshme, por gjatë rrëfimit tuaj nuk e gjeni të drejt që të hapeni para dikujt tjetër. Ndonjëherë jeni të hapur, gjakftohtë dhe social, ndërsa ndonjëherë jeni të mbyllur në vete, të frikësuar dhe bëheni të fshehtë. Keni edhe dëshira joreale”.

Prej studentëve u kërkua që tekstet e shkruara në letër t’i vlerësonin me 1 deri në 5 për ato të cilat i përshkruanin ata më së miri. Ndërkaq mesatarja e këtij vlerësimi ka qenë 4.20 pikë. Me këtë studim Forer arriti në rezultatin se njerëzit kanë tendenca t’i perceptojnë këto fjalë, të cilat mund t’i përshtaten pothuajse të gjithë njerëzve, si të jenë shkruar për vetë ata. Prandaj miq, kuptojeni se ato fjalë që ju thonë fallxhoret janë “fjalë të përgjithshme” për të gjithë dhe nuk janë të posaçme vetëm për ju.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023

Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

22:41 / March 28, 2023

Papa Françesku kërkon të ndërmjetësojë konfliktin mes kishave ortodokse në Ukrainë

22:28 / March 28, 2023

Shiste me çmim të lartë armët e cilësisë së ulët, arrestohet kreu i departamentit detar të gardës ruse

22:22 / March 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje: Një person qëlloi në ajër

22:34 / March 28, 2023

Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis

21:39 / March 28, 2023

Top Channel në zi, nisje e pazakontë e spektaklit Big Brother VIP

21:17 / March 28, 2023

Plani rus për vrasjen e ministrit italian, gazetarja nga Roma: Prej kohësh ka një vëmendje të shtuar ndaj trupave mercenare ruse

20:38 / March 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

23:58 / March 28, 2023

Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

23:45 / March 28, 2023

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.