Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arta Dade: Rama të largohet, s’e mbajti fjalën, më premtoi që…

19:30 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama dhe Arta Dade 1024x859 e1552069928572 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Jashtme dhe një zë kritik ndaj Edi Ramës, ka folur këtë mbrëmje sërish për situatën aktuale të politikës në vend, ndërsa ka deklaruar se kryeministri i vendit duhet të largohet. Në një intervistë me Mustafa Nano, në Provakacia, ajo ka thënë se Rama i kishte propozuar një detyrë të re, por se nuk e mbajti fjalën, pasi sipas saj, duhet të mbante ambasadorët për interesat e vendit.

Më tej ajo ka deklaruar se është e zhgënjyer prej kreut të selisë rozë, duke thënë se ai duhet të largohet për dy arsye, për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Pjesë nga intervista e Dades:

Një propozim për diplomaci, por nuk u realizua, se mesa duket duhet ti mbajë dhe ambasadorët për interesant e vendit.

Rama në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament.

Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në koncesione në shëndetësi por edhe të tjera.

Jam e zhgënjyer që kam votuar Ramën, por jo e penduar. Unë mendoj se Rama duhet të ikë, nuk e them se e do opozita, sepse ata nuk kanë ende personalitet që t’u bashkohet pjesa gri e elektoratit, por Rama duhet të largohet për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Opozita nuk mund të marrë çdo gjë. Zgjedhje të parakohshme nuk mundet ta marrë tani, por të marrë një pjesë të asaj që ka kërkuar, largimin e kryeministrit. Për ta relaksuar situatën, të largohet Rama, por jo nga politika.

arta dade Edi Rama partia socialiste Provokacija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.