Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arta Marku ndalon publikimin e informacioneve për çështjet në hetim, zbulohet udhëzimi

18:41 / August 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arta Marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shtrënguar informacionet për mediat. Është siguruar udhëzimin e plotë me 30 nene që Arta Marku ka firmosur në datë 30 korrik, pra pak ditë më parë. Neni 10 i udhëzimit pritet që të sjellë më shumë debat, pasi kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni për cdo cështje deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Në dy pikat e para të këtij neni kërkohet që të ndalohet publikimi i akteve hetimore sekrete dhe jo sekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Udhëzimin e ndanë një fije e hollë nga censura, pasi më këtë vendim rrezikohet që edhe një arrestim mund të mbahet sekret.

Udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve. Në analizën vjetore për 2018 shefja e organit të akuzës u bëri një ‘dush të ftohtë’ prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda. Marku tha asokohe se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete, ndërsa u bëri thirrje atyre që të mbajnë larg gazetarët, pasi ata nuk janë pjesë e grupit hetimor.

“Këtë duhet ta bëni me çdo kusht për të rivendosur dinjitetin e cenuar si dhe të bindni opinionin publik se ky është një organ kushtetues dhe hetimi dhe jo një supermarket ku çdo gjë ka çmim” tha ajo në 27 mars të këtij viti. Ndërkohë që dalja e përgjimeve për dy dosjet që shkaktuan edhe debat të fortë politik ishte kulmi ç’ka ka sjellë edhe miratimin e udhëzimit të ri.

Neni 10 Ndalimi i publikimit të aktit

1.            Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me cështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.

2.            Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

3.            Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.

4.            Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale.

5.            Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.

6.            Prokurori i cështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median. (Shqiptarja)

Arta Marku Publikimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.