Këngëtarja Arta Memedi, ka dhënë një përgjigje të mbushur me ironi ndaj lajmeve të fundit që përfshijnë problemet e fundit të reperes Tayna, me të cilën ka pasur në të kaluarën një rivalitet të ashpër.
Ajo ka zgjedhur të përdorë humorin për të trajtuar temën e diskutueshme, duke u ndalur në Ligjin e Tërheqjes, një koncept që Tayna ka përmendur si një ndikues kyç në suksesin e saj në industrinë e muzikës.
“Duke manifestuar Karmën. Ligji i tërheqjes nuk po funksionojka më. Ndoshta duhet të provosh bashkëqytetarin Burdushin, nivel i tjetër i idiotësisë, #StopSehireve”, shkroi Arta, duke aluduar në një emision të para disa viteve, ku Tayna ishte e ftuar dhe ku fliste për besimin e saj në këtë ligj.
Ironia e Memedit vjen në një kohë kur Tayna po përballet me sfida ligjore të konsiderueshme me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, i cili ia ka fshirë këngën e saj të fundit “Si ai”, për shkak se posedon të drejtat e saj autoriale ende për shkak të kontratës. Gjersa ironia me shembullin e Burdushit, Arta ka ironizuar me faktin se si i ashtuquajturi magjistari Burdushi dhe reperja Tayna vijnë nga i njëjti qytet, Prizreni.
