Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arta Vorpsi betohet tek noterja, reagon Gazment Bardhi: Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore

12:20 / November 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi shkruan në “facebook” se e njeh Arta Vorpsin dhe e di që ajo nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën, duke ngritur dyshime që ajo të jetë detyruar për të bërë këtë veprim.

Duke e cilësuar një skenar skandaloz të shkeljes së Kushtetutës, Bardhi dënon me ashpërsi këtë veprim, duke thënë se e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

REAGIM I SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, GAZMENT BARDHI

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës. Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës. Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.