Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Artan Fuga: Kjo opozitë është shumë, shumë e varfër me figura. Nuk vihet në pushtet kështu

19:42 / July 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Fuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Fuga ka komentuar protestën e 7 korrikut të organizuar nga ish-kryeministri SalI Berisha. Sipas tij, nuk është e nevojshme protesta për të treguar pakënaqësitë e popullit, pasi kjo mund të vihet re edhe tek votimet.

Fuga sjell në vëmendje zgjedhjet e 25 prillit për të cilën thotë se vetëm 25% e popullit ka votuar për qeverinë, ndërsa të paktën 50% nuk votuan fare.

Ai thotë se kjo tregon që të paktën 60-70% e popullsisë është e pakënaqur dhe kjo është demonstruar në protestë.

“Mendoj që pakënaqësitë janë shumë të përhapura. Njerëzit e pakënaqur janë në mënyrë masive, dhe unë personalisht nuk kam nevojë të shkoj në protestë, por mjafton të shikoj zgjedhjet e 25 prillit dhe them se kanë votuar 25% e popullsisë për qeverinë. Kjo do të thotë se 50% nuk kanë ardhur dhe as që duan t’ia dinë fare, dhe një pjesë që kanë votuar kundër.

Pra, 60-70% e popullsisë është e pakënaqur. Fakti që njeriu zhvendoset në bulevard për ta demonstruar pakënaqësinë dhe fakti është që kishte një popullim të mirë të bulevardit, do të thotë që jo vetëm pakënaqësia ishte, por edhe shpirti i protestës është. Por, një zë kundër qeverisë nuk përkthehet domosdo në një zë pro opozitës. Ka një energji, por jo në mënyrë automatike, sepse hyjnë edhe faktorë të tjerë” – tha Fuga.

Duke komentuar situatën e opozitës, Fuga thotë se ajo ende nuk e ka marrë veten nga kriza në të cilën ndodhet dhe se i nevojitet të dalë me kandidatura të reja.

“E para, kjo pakënaqësi e masave ka nevojë të përkthehet në modele politike, dhe unë shikoj që opozita është shumë shumë e varfër, edhe për shkak të defekteve të saj të rënda këto 10 vitet e fundit. E dyta, ka një braktisje totale të opozitës dhe drejtuesve të saj.

Opozita akoma nuk e ka marrë veten dhe nuk e di pse është e ngecur akoma, thotë që unë e mbush sheshin, por nuk bën modele të reja për shkollën, për arsimin, për ekonominë, etj. Nëse kjo nuk përpunohet si duhet, ajo pakënaqësia ngel si një ujë që zien, por nuk sjell asgjë. E treta ka të bëjë me demokratizimin brenda opozitës.

Pra, të dalin kandidatura të reja, energji të reja intelektuale, të mos ketë një mbyllje të njerëzve që rrotullohen e rrotullohen prej vitesh. Unë them që militanti e ka bërë gjithmonë detyrën e tij, por përkthimi politik i kësaj energjie nga ana e politikës të të gjitha krahëve, ka qenë shumë poshtë”, tha Fuga.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.