Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha flet për atentatin mafioz në Tiranë: Dy grupe rivale po i presin “krahët” njëri-tjetrit, policia palë

20:31 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 4 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha foli sot në lidhje me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të shtunës ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Hoxha deklaroi se kemi të bëjmë me një konflikt të vjetër mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në binzesin e lojërave të fatit.
“Një nga viktimat ka dhënë një ide se me çfarë kemi të bëjmë. Ajo me të cilën kemi të bëjmë është për shkak të ngjarjeve të mëparshme. Kur u dha emri i viktimës Erigers Mihasi jepen edhe ngjarjet me të cilat ai është përfshirë. Këto ngjarje tregojnë se kush e mbronte dhe kush financonte për lirimin e tij.
Kemi të bëjmë me një konflikt mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në lojërat e fatit. Pas ngjarjes në Bllok kemi një situatë tjetër. Ata nuk janë më në Tiranë, janë spostuar. Disa janë jashtë, disa nuk rrinë më në kryeqytet. Hyjnë ndonjëherë natën”, tha Artan Hoxha në ABC.
Artan Hoxha u shpreh se ka njerëz brenda policisë që japin informacione për njërën ose tjetrën palë.
“Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë.
Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri-tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Artan Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.