Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka treguar se në vend ka ardhur një tjetër ngarkesë me drogë nga Ekuadorit.
Në fjalën e tij, Hoxha ka treguar se kontenierët janë dërguar në Patos në magazinën e biznesmenit.
“Katër ditë para operacionit, një biznesmen që ka në pronësi një kompani të importit të bananeve ka sjellë nga Ekuadori, nga Guaikili, e ka marrë ngarkesën sipas proçedurave dhe e ka çuar në magazinën e tij në Patos. Gjatë natës një grup personash me maska kanë marrë peng rojën dhe e kanë dhunuar. Ata kanë marrë në pjesën e jashtë të kontenierit disa pako po roja nuk e thotë dot me saktësi se çfarë ishte. Kam dijeni se kjo kompani nuk ka patur vetëm atë kontenier, kompania ka patur vetëm bananet brenda, prandaj është grabitur. Fakti që është hyrë natën, është hapur pjesa e jashtme do të thotë që kemi të bëjmë… Unë nuk e di si ka shkuar ky proçedim më mbrapa. Fakti që është hyrë në magazinë dhe është grabitur nga pjesa e jashtme e kontenierit,”-tha Hoxha.
