Gazetarin investigativ Artan Hoxha e kemi parë shpesh kohët e fundit në një tjetër ekran duke bërë që të fillojnë thashethemet për destinacionin e tij të ri këtë sezon.
Gazetari ka vendosur të largohet nga ‘Report TV’ duke nisur një emision të ri tek ‘Abc News’ në profilin e tij, siç është investigimi dhe lajmet mbi policinë.
Çdo gjë është bërë gati dhe shumë shpejt pritet fillimi Hoxhës me emisionin e tij të ri, ndërsa në këtë televizion pritet të kalojnë edhe dy spikerë të njohur nga një televizion kombëtar.
Më herët, tek ‘Abc News’ shkoi Einxhel Shkira, e cila braktisi “E Diell” në ‘Top Channel’ për të qenë në krah të Gerti Çarçanit në emisionin sportiv “Pressing”.
