Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha: Një shiringë me vaj kanabisi kushton 3 mijë euro

23:37 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxha artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se një shiringë normale me vaj kanabisi kushton nga 2 mijë deri në 3 mijë Euro. Gazetari u shpreh se vaji i kanabisit përdoret për personat që janë me tumor.

Gjatë diskutimit për legalizimin e kanabisit mjekësor, Hoxha tha se sot në Shqipëri në mënyrë të paligjshme prodhohet vaji i kanabisit dhe shitet. Teksa tregoi një shembull nga Maqedonia e Veriut, gazetari tha se 1 litër vaji kanabisi kushton 95 mijë Euro.

“Ky është vaji i kanabisit i prodhuar në Shqipëri. I futur në shiringë jam për ta demonstruar. Këtë e prodhon një kimist i ardhur nga jashtë, nuk është shqiptarë. Një dozë e tillë shkon nga 2 mijë deri në 3 mijë Euro dhe përdoret për personat që janë me tumor. Ne sot në Shqipëri ilegalisht, në mënyrë të paligjshme prodhojmë vaj kanabisit dhe e shesim. Kjo është fara e kanabisit. Kjo ka ardhur nga Holanda. Vjen sepse ka rendimet shumë më të lartë. Çfarë problemi kemi sot në Shqipëri? A e di që në 11 kompanitë e para që u licencuan (në RMV) 7 ishin nga Shqipëria.

Ishin biznesmenë shqiptarë të rregullt. Morën edhe punëtorët që merreshin me kanabisin rekreativ. Qeveria maqedonase i favorizoi. E kultivoi në ambiente të mbyllura që të merrnin disa duar, por duke qenë në ambiente të mbyllura merr 3-4 duar. Cili ishte problemi i Maqedonisë? Legalizoi vetëm shitjen e vajit të kanabisit. Nga të gjitha këto që patë ju, laboratorin për të prodhuar vajin e kanabisit sipas standardit që kërkon industria farmaceutike, ajo që s’ka dështuar dhe ajo është kompani amerikane. Ajo e futi idenë në Maqedoni dhe ajo e implementoi.

Që të fusje atë laboratorin kishte një kosto 5 milionë Euro dhe 1 litër vaji kanabisi mjekësor kushton 95 mijë Euro. Këta të tjerët, përfshirë edhe ata që shkuan nga Shqipëria, krijuan stok, prodhuan boçe. Çfarë ndodhi? Atyre u ngeli stok boçja dhe ata donin të nxirrnin të paktën kostot. Ata u futën tek tregu jonë, kanabisi rekreativ dhe fshehurazi filluan ta nxirrnin nga magazinat. Ata e çuan në Serbi, Greqi, Kosovë. Ata po shisnin kanabis pa THC, por ja u shisnin tregjeve që furnizonim ne. Konsumatorët filluan ta ndjejnë sepse nuk kishte efektin e tonit”, tha Hoxha.

Artan Hoxha kanabisi shiringe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.