TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Po dridhet pushteti i drogës”/ Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me ovacione nga militantët

18:55 / July 7, 2022

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

18:40 / July 7, 2022

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Pak para nisjes së protestës/ Klevis Balliu: Do të jetë një ditë historike, qytetarët do derdhen në shesh

18:27 / July 7, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Artan Hoxha: Njëri nga të penduarit përmend një politikan të rëndësishëm të mazhorancës, emrat nxirren qëllimisht

23:27 / June 10, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetari Artan Hoxha, flet për të penduarit e drejtësisë, dhe thotë se një vrasës profesionist së pari të jep shumë informacion për ngjarjet ku ka qenë vetë dhe së dyti sesi funksionon bota e krimit, si organizohet një atentat, si lidhen fijet, si bëhen pagesat, si korruptohet policia, prokurori, gjykata, politikani dhe se si grupet kriminale përfshihen në aktivitetet politike.

Hoxha deklaroi se të penduarit japin informacione pasi kanë qenë brenda, teksa i etiketoi si brigadat që marrin përsipër punime gipsi apo suvaje. Janë vrasës që duke patur shtrirje kohore të konsiderueshme, kanë marrë pjesë në shumë ngjarje. Në muajin e parë detyruan prokurorinë të hapte 18 dosje, pa autorë dhe të arkivuara.

Këta janë mes vrasësve dhe bëjnë biseda brenda fushës së tyre. Kur ndodh një ngjarje, ata interesohen, kush e bëri, si e organizoi, e mësojnë dhe kur s’kanë qenë vetë. Problemi është i hetimit. Informacioni duhet selektuar, edhe një vrasje të tregojë është e vlefshme.

Po flasim për rastin Dumani, por për mua Enrik Hoxhaj është më i besueshëm se Dumani. Kam parë ngjarjet e tij dhe kam konfrontuar dëshmitë, dhe më rezulton se ky është më i saktë se tjetri.

Në momentin që janë kapur prokuroria ka regjistruar me audio me idenë se do ndryshojnë deklarimin. Regjistrimi i shërben prokurorit për hetimin, por jo si provë në gjykatë. Mes grupit të hetimit është një prokurore nënë me fëmijë. Nëse dëshmia përputhet me pamjet filmike, targat, nëse tregon ku fshihet arma, dhe ajo gjendet, bëhet dëshmitarë i besueshëm.

Sipas Hoxhës, kjo histori u bë e madhe se u përfshi bota e politikës, pasi ata kanë qenë pjesë e zhvillimeve që kanë pasur interferencë politike dhe kanë punuar me bandat e qeverive që kanë qenë në pushtet, kanë punuar dhe gjatë fushatave.

Berisha kur bën akuza e di mirë për çfarë flet. Nuk i duhet një qeverie, por gjatë një fushate, grupi që e ka përdorur për një ngjarje, mund të jenë në mbështetje të një organizate politike në zonën ku operojnë.

Njëri nga të penduarit përmend se një politikan i rëndësishëm i mazhorancës, është kontaktuar në lidhje me një tender. Kjo tregon se pjesëtarë të kësaj organizate kriminale nuk janë vetëm banditë si të ‘97-ës. Janë biznesmenë, kanë hyrë në tender, kanë humbur tenderin edhe pse kishin ofertën më të mirë, kanë kërkuar ta zgjidhin me rregull, bë denoncim. Kështu ata kanë filluar te proçedura e tyre.

Në botën e krimit nuk ka Gjykatë Administrative ku të ankohesh, por vijnë këta vrasësit që janë penduar dhe të fusin plumbin. Nuk kanë punuar për një organizatë kriminale, por për disa, një brigadë e mirëfilltë kriminale që merrte punën dhe kryente porosinë.

Kishte marrë porosi për të goditur pronarin e një shkolle të mesme që në pamje të parë nuk ka lidhje me botën e krimit. Ishte dhënë porosi ndaj dikujt, i ishte dhënë Dumanit. E kishte parë ku banonte, në një nga zonat më të populluara të Tiranës, mbuluar me kamera. Nuk e godisnin dot aty se një kamerë diku do i kapte. Këtë nuk e bëj dot vetë, por do i ndaj këto para dhe kish marrë disa nënkontraktor nga Fieri.

Nuk ka lidhje me këtë botë krimi, por nga dikush tjetër për rivalitet a konflikt biznesi ishin porositur këta. Këta nuk janë përmbarues që të sjellin një letër te shtëpia ke 10 ditë afat dhe ti do bësh pagesën. Këta edhe mes botës së krimit nuk janë njerëz të nderuar dhe respektuar, janë fundërrina, këta kanë vrarë nënën e një viktime, i kanë vrarë djalin, i vranë dhe nënën.

Ky grup ka një problem, edhe mes grupeve që kryejnë vrasës me pagesë, u janë vënë nofkën bushtra se kanë folur. Një grup para këtyre u dënuan me burg përjetë dhe nuk kanë folur. Ata kanë folur shumë, kanë të dhëna të forta letrare, kanë pasur dhe bllok shënimesh, kanë përmendur kaq shumë emra sa të tjerët kanë nisur të besojnë se mund ti dinë gjërat.

Nuk po i gjej në terren këta të nivelit të lartë, në Elbasan u tentua të kapet një operator i ri, meqë nuk u gjet, u tentua të kapet një tjetër. Kjo tregon se ti nuk i kap dot bosët e mëdhenj pse flet një vrasës, duhet një tjetër shkallë dhe nivel.

Në deklarimet e këtyre vetëm për ngjarjet e Elbasanit janë 7 persona që kanë marrë pjesë në vrasje direkt, të penduar, për organizata që kanë aktivitet prej dy dekadash, varet shumë sa mirë do i përdorë hetimi. Ata kanë dhënë indicie për hetime që kanë prapavijë politike, hetimi duhet ta zgjidhë nëse është e vërtetë kjo gjë. Emrat dalin qëllimisht.

Nëse do ta prishësh një hetim, nxirri deklarimet e bashkëpunëtorëve dhe në atë moment ti ke njoftuar fajtorët kë provë duhet të zhdukin, kë dëshmitar duhet të heqin qafe, dhe kë polic apo prokuror duhet të korruptojnë.

Artan Hoxha politikan te penduarit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Po dridhet pushteti i drogës”/ Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me ovacione nga militantët

18:55 / July 7, 2022

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Pak para nisjes së protestës/ Klevis Balliu: Do të jetë një ditë historike, qytetarët do derdhen në shesh

18:27 / July 7, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Një orë para protestës, furgonë të shumtë policie “blindojnë” zonën

18:20 / July 7, 2022

Veliaj ironizon opozitën para proteste: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar

17:45 / July 7, 2022
Te fundit

“Po dridhet pushteti i drogës”/ Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me ovacione nga militantët

18:55 / July 7, 2022

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

18:40 / July 7, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.