Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Artan Hoxha plas bombën për Armand Dukën: Ishalla del në përgjimet që ka SPAK për Arben Dervishajn…

22:39 / November 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Hoxha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka folur për arrestimin e numrit dy të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, për aferën e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Dervishaj është personi më i rëndësishëm që ka rënë në pranga, në valën e fundit të arrestimeve të SPAK dhe tha se në përgjimet e tij telefonike, mund të jenë biseda edhe me Armand Dukën. 

Gazetari foli gjithashtu për ndeshjen miqësore që ka zhvilluar Shqipëria së fundmi me dyer të mbyllura, duke deklaruar se vetëm në njërën prej tyre, Armand Duka ka marrë 1.2 milionë dollarë. 

“Po ta shohësh teknologjia e korrupsionit është njëlloj gjithandej. Personazhet përshtaten në bazë të habitatit. Ditën e ndalimit të zotit Dervishaj, kam thënë ishalla e ka mbajtur gjatë SPAK në përgjim dhe ka kapur edhe Dukën.

Në Dubai u pagua 1 milionë e 200 mijë dollarë Armand Duka, vetëm e vetëm që të luante një skuadër që u mblodh me urgjencë dhe u paraqit si Shqipëria… Ishte skuadra e tretë e Shqipërisë, që luajti me dyer të mbyllura. Mirëpo Shqipëria nuk i doli keq, mori 1.2 milionë dollarë.

Në rastin konkret, zoti Dervishaj ka firmosur disa situacione që kanë të bëjnë me inceneratorin e Fierit. Nga provat tregohet se ka shkuar me Klodian Zoton ka parë ndeshjet e Champions League, biletat që janë nga 1600 euro. Ku lidhet kjo me Botërorin? FSHF, jo më kot e ka patur zv. president. Ka marrë fonde nga FIFA, UEFA. Është një projekt që quhet 100 fusha. Supervizori i inceneratorëve, këtu ka ditur ta bëjë më mirë.

Sigurisht në këtë valën e tretë të arrestimeve, zoti Dervishaj është më i rëndësishmi. Ka firmosur për situacione, ecurinë e punimeve, edhe për një faturë që shkon 4 milionë euro, për turbinat e inceneratorit. Këto turbinat duhet të kishin ardhur në fund të 2019. Kompania italiane ka thënë dua paratë. Meqenëse paratë ishin nga fonde publike, donte tja merrte shtetir dhe ti çonte ne Itali. Shteti nuk i kalonte dot pa treguar punën. Ai i ka çuar sikur turbinat janë vendosur, që të disbursoheshin lekët.

Edhe sot e kësaj dite turbinat nuk janë montuar”, deklaroi Hoxha. 

arben dervishaj armando duka Artan Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.