Një lajm sensacional u publikua pasditen e sotme në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu. Gazetari Artan Hoxha deklaron se zotëron video ku një kryetar bashkia shfaqet në publik duke konsumuar lëndë narkotike.
Fevziu: Këtu në studio është folur Hoxha edhe për një kryetar bashkie që merrte narkotik apo jo?
Artan Hoxha: Po, po
Fevziu: Është një video?
Artan Hoxha: Po besoj thjesht çështja e tërmetit e spostoi atë
Fevziu: Është akoma video në qarkullim?
Artan Hoxha: Po sigurisht është në qarkullim.
Bardhi: Kam dijeni e kam parë videon, por nuk e disponoj. Por di për cilin rast bëhet fjalë dhe përcilin kryebashkiak.
Fevziu: Është kryetar bashkie që merr narkotik, ku në zyrë të bashkisë?
Artan Hoxha: Në ambient publik se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon, është në ambient publik ky është problemi.
Bardhi: Në lokal! / tirananews.al
