Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha tregon grupet që janë të përfshira në masakrën në “Don Bosko”

18:45 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Don Boskos ku mbeti pas një viktimë teksa ka zbuluar detaje mbi ngjarjen.

Hoxha tregoi se në rastin konkret ka një simbolikë tejet të rëndë dhe se terrori i përcjellë te qytetarët është më i madh se pasojat e vetë atentatit. Ai zbuloi se autorët brenda një harku kohor prej 25 minutash kanë shkuar nga Qafa e Kasharit në Don Bosko ku kryen atentatin dhe më pas janë shfaqur sërish në Qafë Kashar, pa pasur asnjë ndalesë.

Sipas tij kjo ngjarje ka ndodhur në kuadrin e luftës mes grupeve kriminale, më saktë mes atij të Ervis Martinajt dhe atyre që Hoxha i cilësoi si një “aleancë” e krijuar për t’iu kundërvënë atij.

“Media e përdor si batutë, por u them njerëzve të kenë kujdes në ambientet ku ulen. Në 1000 raste nuk ndodh gjë, por mund të ndodhesh në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Në rastin konkret nuk u vra një qytetar i thjeshtë, simbolika është e rëndë. Është vrarë një gjyshe, është plagosur mbesa. Djali i saj tha që nuk ishte as në punë në atë moment, por po pinte kafe. Ky është një atentat me simbolikë, terrori që çon te qytetarët është më i madh se pasojat.

Ajo breshëria e plumbave ka terrorizuar qytetarët dhe ka sjellë pasiguri. Ky atentat ndodh në një zonë afër qendrës dhe autorët për 25 minuta shfaqen në Qafë Kashar pa ndalesë, hyjnë në Don Bosko dhe shfaqen sërish në Qafë Kashar. Hynë dhe godasin me qetësinë më të madhe. Kjo skuadër vrasësish është ende e lirë dhe ka rrezik potencial të bëjë të njëjtën gjë. Kjo ka të bëjë me përplasjen e Ervis Martinajt dhe një grupi tjetër, është një aleancë grupesh kundër Martinajt”, u shpreh Hoxha.

Artan Hoxha Don Bosko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.