Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka konsideruar ‘ulëritëse’ faktin që gruaja e Endri Mustafës ka dalë të sigurojë autoritetet se personat që fshihet pas vrasjes së të shoqit, nuk janë as fisi Lici dhe as Bajri.
Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ajo grua, ende pa iu tharë lotët dhe e mbetur me tre fëmijë jetimë, është nxjerrë aty e detyruar për të dhënë deklaratat që ka bërë. Sipas Hoxhës, kjo gjë tregon se Shkodra është marrë peng nga krimi i organizuar dhe se organet kompetente duhet të reagojnë sa më shpejt.

