Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hoxha: Bandat shqiptare trafikuan 10 milionë euro kokainë nga Ekuadori në Ukrainë

15:25 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxha artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, thotë se fokusi i agjencive ligjzbatuese në vend duhet të jetë tek krimi i organizuar.

Sipas tij, ndaj krimit të organizuar është humbur shumë terren. Hoxha shtoi se drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, deri tani ka dhënë disa mesazhe që duken pozitive.

Megjithatë, shton ai, bandat mund të luftohen vetëm me inteligjencë. Për të ilustruar sa i përparuar është krimi i organizuar, gazetari tregoi se agjencitë e zbatimit të ligjit në Ukrainë kanë arrestuar një grup shqiptarësh që trafikonin kokainë nga Ekuadori në Odessa.

“Bëhet fjalë për 10 milionë dollarë kokainë të transportuara në Lindje. Kjo çështje është në gjykim. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar i njohur, i përfshirë në marrjen peng të financierit të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Në organizate kishte edhe rumunë”, tha Hoxha.

Ai thekson se bëhet fjalë për një operacion të madh që është realizuar duke ndjekur një linjë të re. Lënda narkotike ngarkohet në Amerikën Jugore e më pas ndalesa është Afrika e Jugut, nga Afrika e Jugut në Ukrainë nëpërmjet ajrit dhe ujit.

“10 milionë dollarë kokainë nga Ekuadori në Det të Zi, është operacion i madh. Te Ukraina kanë interes sepse është shtet me numër të madh popullsie. Po që shqiptarët të shkojnë në Ukrainë, një vend që ka vetë një strukturë të fortë kriminale, mafia ruse është e interesuar ta kontrollojë. Në ditët në vijim do të kem informacion të zgjedhuar”, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.