Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Artan Hoxha zbardh detaje nga telefonata e Ardian Nikulajt para se të qëllohej: Po fliste i acaruar

21:46 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, në një lokal në Shëngjin. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha dha detaje nga ngjarja e rëndë, duke folur edhe për autorin, i cili është maskuar, jo vetëm duke mbajtur një skafandër, por rezulton të ketë veshur disa palë rroba, për t’u dukur i shëndetshëm, por sipas Hoxhës është një person “i dobët dhe qitës i mirë”. 

Hoxha zbuloi gjithashtu se Nikulaj ka qenë duke biseduar në telefon i acaruar, përpara se të ekzekutohej. Gazetari tha se viktima ka kryer disa telefonata dhe sipas një dëshimtari, është dukur i acaruar. 

“Ai ka qenë personazh me shumë ndikim në zonë, me ndikim të qëndrueshëm. Herën e fundit që e kam takuar, ishte i mbrojtur, i shoqëruar. Duket pak e çuditshme se si nuk ka reaguar. Para se të hyjë autori, ai është duke folur në telefon. Presupozohej të ishte zonë e sigurtë ai lokal. Personi me skafandër ka krijuar idenë e një polici qarkullimi ose punonjësi të bashkisë.

Sapo ka hyrë i ka folur në emër për ta përshëndetur. Sapo ka bërë rrotullimin te tavolina, një nga personat që gjenden në lokal afrohet për kuriozitet më shumë. Ndërkohë ai nxjerr pistoletën TT. Në Shqipëri dallohen zonat që përdorin këto lloj armësh. Autori ka gjuajtur dhe i ka të gjithë goditjet në tabelë, në të gjitha rastet, për të qenë i bindur. Më pas është larguar qetësisht, ka marrë drejtimin në krahun e Gjadrit dhe në Gjadër është zonë e madhe pa mbulim kamerash.

Është kërkuar që motorri mund të ketë ardhur në Tiranë. Por deri në këtë moment nuk është zbuluar motorri.

Targa është greke. Ajo që bie në sy, nga veprimet që kam parë aty, autori ka përdorur një hile. Ai duket sikur është trupmbushur, por ai ka veshur dy palë tesha dhe ka edhe jelek anti-plumb. Pra ndryshe nga identikiti i policisë, sipas informacioneve, autori nuk është siç e kërkon policia, një trupmbushur dhe i palestruar, por krejt tjetër, një person i dobët, qitës shumë i mirë.

Kam kontaktuar me një personazh që ka qenë në lokal 30 minuta para. Ka biseduar me Ardianin. Ai ka bërë disa telefonata dhe ka qenë i acaruar.

Nuk e di nëse prokuroria ka mbledhur gjë, por ka patur disa telefonata. Autori ka mbikqyrur lëvizjet e Nikulajt. E ka patur të qartë që objektivi ka mbetur i vetëm në tavolinë”, deklaroi Hoxha. 

ardian nikulaj Artan Hoxha atentati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.