Akademiku Artan Shyti, është i bindur se Partizani dhe Kukësi po bëjnë diferencën me klubet e tjera në Kategorinë Superiore dhe do të shkëputen nga të gjitha ndjekësit. Në “Rubrika Sportive”, ai theksoi se nuk shihte klubet e tjera që t’i afrohen atyre.
“Në ndeshjen e parë pashë futboll të bukur, cilësor për Shqipërinë, ishte ndeshje interesante, hapja më e mirë e mundshme dhe pashë që janë dy ekipe pretendente. Besoj se janë ekipe të barabarta, më pëlqeu që përballë një trajneri që vjen nga Italia kishte shqiptar. Më pëlqen që ka lojtarë shqiptar në dy ekipet në nivelin e lojës. Jam i bindur që në ccdo ndeshje që do luajë Kukësi e Partizani do jenë ndeshje për tu parë se garantojnë cilësi. Po krijojnë diferencë me të tjerët, ata që ishin plus blerjet po krijojnë një disnivel që është i kuptueshëm në sport. Mua më duket se këta janë ndër më cilësorët në Shqipëri, nuk shoh diferenca të mëdha mes tyre.
Teuta është ekipi i preferuar për shumë arsye, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Me sa kam parë në përbërjet, nuk besoj se është në nivelin e këtyre dyjave. Por futbolli është i bukur se ka surpriza”, tha Shyti.