Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Arti shqiptar në mjerim, “tallavajsit” bëhen milionerë

22:20 / October 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tallava
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Teatri në përgjithësi është në mjerim në Shqipëri. Aktorët janë një nga kastat më pak të paguar. Me një rrogë, e cila me këto çmime që janë sot nuk mbulon as shpenzimet personale që mund të ketë një individ për të jetuar normalisht. Nuk mund të them që kam vajtur në një teatër të caktuar, dhe diku kam gjetur luks e diku varfëri. E rëndësishme është, që njerëzit në skena ku ne kemi vajtur si artistë kanë pasur dëshirë të na ndihmojnë, si teknikët, drejtorët, inxhinierët e zërit apo inspektorët e skenave na kanë ndihmuar, por nga ana financiare, ana ekonomike, arti shqiptar, e sidomos teatri është në një gjendje të mjerueshme.” Kështu u shpreh aktori i skenave shqiptare Ervin Bejleri.

Por nuk na duhen fjalët e tij, për të kuptuar vërtetësinë e atyre që ai po thotë. Tashmë dihet  që teatri, muzeu dhe arti në Shqipëri po kalon një moment krize, dhe mirëmbajtja e kastit të tyre, lë shumë për të dëshiruar.

Nga ana tjetër, një formë arti e cila duket se ka më tepër shikueshmëri, dhe se pëlqehet më tepër se një shfaqje në teatër apo opera , është muzika tallava. Klubet e tallavasë, janë gjithmonë plot në Tiranë, dhe shuma e shpenzuar në to arrin shifra të majme.

Gjithësecili është i lirë të pëlqejë atë që do ai vetë, por futja e kësaj muzike në vendin tonë, po tërheq gjithmonë e më shumë rininë shqiptare, duke i hequr asaj vëmendjen nga zhanerat e tjerë të artit, siç janë teatri, opera, baleti apo vizitimi i muzeve të ndryshme, të cilat kanë nevojë sot më shumë së kurrë për vëmendjen e të rinjëve , pasi ata mund t’i ndihmojnë të rimëkëmben dhe gjithashtu t’u japë brezit shqiptar një edukatë më largpamëse.

Një këngëtar tallavaje, ka raste që në një natë mund të fitojë edhe 5 milionë lekë të vjetra, e në raste të rralla ai  fiton edhe shumë më shumë se kaq, duke bërë që shqiptarët të shpenzojnë shumë në këto lloj ambjentesh, dhe mos t’i kthejnë aspak sytë në artin e vërtetë shqiptar.

milionere Mjerim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.