Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Artur Ajazi: Kur Lulzimi të kujton “prangat”

23:22 / August 7, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artur ajazi luli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatori po vjen, e bashkë me shtatorin po vjen SPAK, po vjen edhe rradha e hetimeve dhe arrestimeve VIP, po vjen nisja e procesit të rihetimeve të dosjeve më të bujshme të 25 viteve të fundit. Kur Lulzimi të kujton dhe të tund “prangat”, imagjinoni se çfarë duhet të kërkojë një politikan i sapoardhur në SHQUP, apo një tjetër i mbajtur si bixhuk mbrapa nga Fatimir apo Nardi.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha (ish-ministri i Brëndshëm i Doktorit) ka nisur së fundi të tundë dhe kujtojë, në takimet e tij të zbehta elektorale, “prangat”, dhe kjo jo pa asnjë shkak.

Shtatori po vjen, e bashkë me shtatorin po vjen SPAK, po vjen edhe rradha e hetimeve dhe arrestimeve VIP, po vjen nisja e procesit të rihetimeve të dosjeve më të bujshme të 25 viteve të fundit. Kur Lulzimi të kujton dhe të tund “prangat”, imagjinoni se çfarë duhet të kërkojë një politikan i sapoardhur në SHQUP, apo një tjetër i mbajtur si bixhuk mbrapa nga Fatimir apo Nardi.

Kur Lulzimi të kujton dhe të tund “prangat”, dhe këtë e deklaron nga Divjaka, mes atyre njerzve që ndoshta e besojnë se ai e ka seriozisht llafin e tij, mendo tani çfarë tragjikomedie, po ngjet brënda një partia përjetësisht opozitariste, e cila ka humbur sensin politik, mbështetësit e saj, dhe të drejtën për të përfaqësuar institucionalisht ndjekësit e protestave.

Kur të kujton, dhe të tund “prangat” Lulzimi, që sa ishte dhe sa kishte punë me organet e drejtësisë, nuk la raport mjeksor pa gjetur andej e këtej, për t’ju shmangur edhe hetimit edhe gjykimit, për disa çështje të bujshme.

Kur të kujton dhe të tund “prangat” Lulzimi, që sa ishte ministër i Brëndshëm apo dhe kryetar bashkie në Tiranë, nuk dërgoi askënd mbrapa hekurave, edhe pse administratën e kishte të mbushur me të paaftë dhe të akuzuar.

Kur të kujton dhe të tund “prangat” Lulzimi, në një kohë që në SHQUP, ka dhjetra milionerë, të akuzuar për afera korruptive dhe akuza të tjera për paligjshmëri, në një kohë kur ish-kryetarët e bashkive që kishte deri në 30 qershor në detyrë, janë me dosje në prokurori, mendo tani çfarë komedie do të jetë sikur një ditë ai të marrë pushtetin.

Por gjithsesi Lulzimi ka kurajon dhe guximin si politikan opozitarist, të deklarojë në takimet e veta sporadike verore, se “ne demokratët jemi e ardhmja e këtij vendi, ne kemi fituar, Rama ka humbur në 30 qershor”. Kush e deshifron fjalimin e Lulzimit, ndoshta duhet të marrë medaljen e artë për “vështirësi në përkthim”.

Në një kohë kur Departamenti i SHBA, po jep sinjale të qarta sigurie për vazhdimin e reformës në drejtësi, dhe mbështetjen maksimale ndaj Vetting-ut, në një kohë kur procedurat e ngritjes së strukturave të reja hetimore dhe gjyqsore janë në hapat e fundit, i vetmi që nuk e beson këtë, dhe “fle” akoma mbi ëndërra verore, është kryetari PD.

“Prangat” e Lulzimit, apo dhe “arrestimet e atyre që kanë zhvatur paratë e shqiptarëve”, që ai u deklaron divjakasve apo dhe krutanëve, janë si barcaletat e gjyshit, pasi nuk ka shqiptar ti besojë premtimeve të tilla bajate, nga një politikan që i është shmangur gjithmonë drejtësisë.

“Prangat” e Lulzimit “për ata që vodhën zgjedhjet”, të kujtojnë në fakt zgjedhjet lokale të 2011, nga ku ai “fitoi” si kryetar bashkie në Tiranë, dhe kaq mjafton të mendohesh 100 herë përpara se ti besosh një kryetari të tillë partie apo më keq akoma, kryetari opozite.

Tundi prangat Lulzim tundi, se ndoshta një ditë, vërtetë do të duhet ta shuash kuriozitetin tënd të hershëm mbi “byrzylyket” në duart e një politikani, pasi në PD ka plot të tillë që janë në ankth.

Artur Ajazi kujton prangat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.