Dafina Zeqiri ka treguar se Luizi dhe Efi janë dy banorët që mbështet në këtë edicion të “Big Brother VIP”.
Kujtojmë se më herët, këngëtarja iu përgjigj konkurrentes së “Big Brother Vip Kosova” Juliana Nurës, e cila përmendi emrin e saj brenda shtëpisë gjatë një bisede me konkurrentë të tjerë, duke deklaruar se e kishte “rrahur” këngëtaren kohë më parë.
Krahas një videoje të shkëputur nga kënga e saj e re “Nafije”, Zeqiri shkruante: “Ku*vat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.
Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar dhe që u risoll në vëmendje nga vetë modelja.